PD: Arkitekti i Kullës te Stadiumi i dënuar për korrupsion për ndërtimet në Itali

Partia Demokratike hedh dyshime rreth arkitektit që ka planifikuar ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”, i shoqëruar edhe me një kullë.Sipas demokratëve, arkitekti italian është i njohur edhe për një sërë betonizimesh të tjera në Tiranë.Zëdhënësja Zhupa tha se arkitekti Marco Casamonti ka për ortak në Shqipëri Alban Eftimin e “Atelier 4”, “klientin e Rames që fitonte 70 përqind të projekteve të Bashkisë”.Zhupa: Ortaku i tij shqiptar Albani Eftimi mesa duket ka kaluar nga 20% në bashkinë e Ramës, tek 20% në qeverinë e Ramës bashkë me ortakun italian me eksperiencë në të njëjtën fushë: korrupsionin. Sepse mbi të gjitha, arkitekti Casamonti njihet në Itali, siç raporton edhe gazeta italiane La Repubblica, si i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firenze.Sipas opozitës, Federata Shqiptare e Futbollit, do të ketë në pronësi vetëm fushën e futbollit, dhe 4 mijë metra katrorë për zyra.Zhupa: Të gjitha hapësirat e tjera të qendrës pseudostadium, dhe kulla do të jenë në pronësi të klientelës, kompanisë Alb-Stars shpk. Pra trualli publik, me vlerën më të madhe në qendër të Tiranës, i kalon për qëllime biznesi dhe përfitimi mikut të Edi Ramës. /Ora News/