Kujtimet e Ryerson: Pas 25 vitesh, korrupsioni ende plagë në Shqipëri
Çerek shekulli nga vizita në Shqipëri, në postin e Ambasadorit të parë të SHBA pas rënies së diktaturës, Uilliam Rajerson, thotë se korrupsioni vijon të mbetet problemi madhor i shqiptarëve.Rajerson: Pjesërisht, në një pjesë të konsiderueshme. Besoj se nuk e mora në konsideratë sa ç’duhej – siç i thoshim njëri-tjerit herë pas here unë dhe Chris (Hill) - ndikimi i Perandorisë Osmane ishte ende gjallë në Ballkan. Ajo kulturë e rrënjosur fort e rryshfeteve, ishte ende atje dhe unë nuk e kisha të qartë se sa e rrënjosur ishte dhe druhen se vazhdon të jetë edhe sot. E di që ambasadori (Donald) Lu e ka kritikuar shumë hapur korrupsionin dhe kur ishte këtu gjatë vizitës së kryeministrit (Rama) e takova dhe i thashë: “Don, shiko, ora ime është plastike” dhe ai qeshi. Sigurisht ky është vetëm një element. Korrupsioni e ka dëmtuar keq rritjen dhe ekonominë e vendit.Shqipëria rivendosi marrëdhënie diplomatike me SHBA në mars 1991, ndërsa Ambasadori i parë Uilliam Rajerson u emërua në dhjetor të po atij viti dhe qëndroi në këtë post deri në 1994. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rajerson pranon se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe thotë se kushdo në atë periudhë do ta bënte.Ai pohon se gjatë qëndrimit në Shqipëri është përgjuar.Rajerson: Ndoshta pozicionet e mia mund të mos kishin qenë aq të forta. Kur Sekretari Baker ishte në Tiranë, ne organizuam për të një takim me 10 disidentë në një sallë tek Hotel Dajti ku ishte një vapë e jashtëzakonshme. Dhe jam i sigurt që ishin vendosur dhjetra mikrofonë për të përgjuar, dhoma ime patjetër që përgjohej, për këtë isha i sigurt. Dhe Sekretari Baker tha: “Ju duhet të bashkoheni dhe të votoni për t’i hequr komunistët nga pushteti”. Dhe unë mendova: “Ky është urdhri për atë që duhet të bëj unë. Qeveria teknike do të jetë këtu për një farë kohe por është i domosdoshëm një fillim i ri”.Dhe për këtë arsye unë vendosa që të flas dhe siç i shkruajta më pas Sekretarit Baker, pasi u largova nga Shqipëria, unë mendova: “Ambasadorët shkojnë e vijnë. Nëse komunistët fitonin në 1992-in, ka shumë mundësi që ata do të thonin që Ryersoni duhet të largohet. Dhe do të kishte qenë në rregull. Ambasadorët janë të zëvendësushëm. Por përsa kohë të jem këtu, ta ngre zërin”.Po, unë po ndërhyrja në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Por kushdo që po promovonte demokracinë dhe tregun e lirë, automatikisht po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Ishte qëndrimi i duhur.