Rikonstruktohet sheshi por harrohet busti, Skëndërbeu “dergjet” në Bibliotekë
Ndonëse punimet për sheshin “Skënderbej” në Kukës mbaruan, busti i Heroit Tonë Kombëtar nga i cili mori dhe emrin është lënë në harresë në Bibliotekën e Kukësit. Busti i Skënderbeut në Kukës është realizuar nga Odise Paskali dhe për herë të parë u vendos në Kukësin e vjetër në vitin 1939.Busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, prej më shumë se 1 viti po "dergjet" në një prej sallave të godinës së Bibliotekës së qytetit.Lëvizja e bustit u bë në momentin kur nisi puna për rehabilitimin e sheshit që mban emrin e tij, por mesa duket është harruar pasi ende nuk është rikthyer në vendin ku ka qëndruar prej vitit 1939.Qytetarët kërkojnë rivendosjen e bustit në vendin ku ka qenë, pasi sheshi që mban emrin "Skëndërbej" nuk ka kuptim pa të.Busti i Skënderbeut në Kukës është realizuar nga Odise Paskali dhe për herë të parë u vendos në Kukës të vjetër, aty ku edhe sot ndodhet bazamenti i plotë i tij që del në sipërfaqe saherë që thahet bazeni i Fierzës bashkë me rrënojat e qytetit.Pas përmbytjes së qytetit, busti i Skënderbeut u vendos në qendër të Kukësit të ri, në vitin 2001.