SHBA: Kërkojmë me forcë që Ivanov të tërhiqet nga vendimi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje sërish presidentit të Maqedonisë George Ivanov të tërhiqet nga vendimi i tij për amnisti të politikanëve që ndodhen nën hetim. Departamenti amerikan i Shtetit argumenton se falja e politikanëve të inkriminuar nuk garanton zgjedhje të drejta dhe të besueshme.“Kërkojmë me forcë që presidenti Ivanov të tërheqë vendimin dhe t'i lejojë Prokurorisë Speciale dhe Gjykatave ta kryejnë punën e tyre”, u shpreh Elizabet Trudo, drejtore e këtij institucioni.Trudo e sheh me shqetësim thellimin e krizës politike në Maqedoni, e cila ka shkaktuar edhe protesta masive. "Ne dhe Bashkimi Evropian kemi treguar shqetësimin tonë për rëndësinë e zgjedhjeve të besueshme në Maqedoni. Koha është e shkurtër, ndërkohë që ka shumë punë për tu bërë”, u shpreh ajo.Pas anulimi të takimit të liderëve të partive kryesore maqedonase në Vjenë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj anëtarëve udhëheqës të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, duke mos e përjashtuar edhe ndalimin e udhëtimeve jashtë dhe ngrirjen e aseteve. Për miratimin e masave të tilla, duket miratimi I 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.Thirrja e BE-së vjen 10 ditë pas të parës, ku Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje Ivanov për tërheqje të vendimit një ditë pas deklaratës së tij. Thirrjes së parë Ivanov iu përgjigj negativisht, duke deklaruar se nuk shikon asnjë argument juridik për tërheqjen e vendimit. /Ora News/