Durrës, Malltezi: Përveç detit po shkatërrohen dhe parqet
Kreu i departamentit të Mjedisit,Pyjeve dhe Turizmit denoncoi në Durrës ndotjen e ujërave të detit, shkatërrimin e parqeve te mbrojtura dhe dëmtimin e turizmit. Sipas Jamarbër Malltezit, nga pas fshihen interesa të ngushta të qeverisë.“Me gjithë ndotjen masive që u b ë nga nafta ne nuk dimë sot që flasim si është uji I gjirit të Durrësit. Nuk dimë nëse peshqit që kapen ishin të ngordhur dhe na serviren.Gjatë një bashkëbisedimi me intelektualë, pedagogë dhe ekspertë të mjedisit, Malltezi shpalosi 31 pikat e projekt programit per turizmin, mjedisin e pyjet, ku theksoi se PD do mbështesë referendumet lokale për projektet e parqeve kombetare, lulishtet apo edhe hapesirat e tjera publike.Propozojmë nga 5- 10 % uljen e TVSH për turizmin. Propozojmë përjashtim nga Tatim- Fitimi për qëllim riinvestimi për tre vitet e para. Nxisim punësimin duke mos taksuar të rinjtë e punësuar me kohë të pjeshme apo sezonal.Sipas Malltezit, prioritetet e turizmit në platformën e PD përfshijnë 17 pika që mbështeten ndër të tjera në uljen e taksave si ajo e TVSH në nivelin 5-10%, ndërsa ajo e mjedisit 22 cështje kyce, si dhe 12 pika për pyjet.