Obama: SHBA kërkojnë që Britania të mbetet në BE, largimi na dëmton edhe ne
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Londër, se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Britania e Madhe të qëndrojë brenda Bashkimit Europian. Lideri i Vashingtonit u prit në Dovvning Street nga Kryeministri britanik David Cameron, me të cilin zhvilloi edhe bisedime përpara konferencës së mbajtur për mediat. Palët diskutuan një sërë cështjesh me rëndësi përfshirë terrorizmin, krizën e Sirisë, etj. Megjithatë, tema kryesore e bisedës ka qënë pikërisht referendumi i 23 qershorit prej të cilit do të varet edhe e ardhmja e Britanisë në lidhje me BE-në. Në konferencën e mbajtur për mediat, Obama vlerësoi miqësinë që sipas tij ekziston mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, teksa dha edhe mendimin e tij në lidhje me cështjen e ashtëquajtur 'Brexit'.Obama: "Më lini të jem i qartë në deklaratën time. Kjo është dicka që qytetarët britanikë duhet t'a vendosin per veten e tyre. Por, si pjesë e miqësisë që ekziston mes nesh, më duhet të jem edhe i sinqertë në lidhje me atë që mendoj. Dhe duke folur sinqerisht, pasojat që mund të vijnë nga ai vendim janë të lidhura drejtpërdrejt edhe me Shtetet e Bashkuara, pasi prej tij ndikohen perspektivat tona. Amerika kërkon një Britani të fuqishme si partnere, dhe Mbretëria e Bashkuara është në formën e saj më të mirë kur ndihmon në drejtimin e një Europe të fortë."Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kryeministri, David Cameron, i cili deklaroi se vendi i tij do të jetë më i fortë dhe më i sigurt brenda një Bashkimi Europian të reformuar.Ai shtoi gjithashtu se qëndrimi brenda bllokut me 28 anëtarë do të ruajë edhe marrëdhënien e mirë që ka Britania me Shtetet e Bashkuara. Kreu i ekzekutivit britanik prej muajsh ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë pro qëndrimit në BE./Oranews.tv/