Mustafa: Po presim vendimin politik për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar sot lidhur me atë se Kosova do të ketë kushte për liberalizimin e vizave, duke thënë se ka deklarata të llojllojshme, mirëpo jo deklarata zyrtare.Ai ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, ka mbetur tani që Komisioni Evropian të procedojë më tutje, mirëpo, është në vullnetin e KE-së vendimi politik.Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Komunën e Hanit të Elezit, ku tha se komisioni i cili ka qenë para tre javësh këtu, e ka dhënë raportin në Bruksel dhe komisioni po ashtu ka konstatuar se Kosova ka plotësuar kriteret.