Rimbursim total të protezave
Pacientët në spitalin e traumës, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, dhe në spitalin e Durrësit që janë aksidentuar do të pajisen me proteza falas.Aktualisht, institucionet spitalore nuk kanë proteza dhe Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një fondi prej 100 mln lekë do të nisë nga qershori furnizimin e tyre. Nevojat vetëm për një spital është mbi 60 proteza në vit, ndërkohë që një pacientë që nevojë për ndryshimet të tyre disa herë në jetë.Beqaj: Janë 100 milionë lekë të reja të vëna në dispozicion vetëm për të blerë proteza. Të pakësojmë invaliditet në numër dhe të shkurtojmë periudhën e invaliditetit.Mbërritja e urgjencës në kohë për ata që kanë pësuar trauma të ndryshme, është shpëtim për mijëra persona. Për të garantuar këtë, ministri Beqaj tha se do të ketë një shpërndajë të autoambulancave në terr me ekipe mjekësore.Beqaj: Brenda qershorit, me atë flotë autoambulancash që kemi, ne do të kemi më shumë skuadra që mund t’i përgjigjen thirrjeve në territor duke u përpjekur ta dekoncentrojmë pozicionimin e ambulancave në territor nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të natës.Për spitalin e traumës do të ketë një investim prej 5 milionë euro ime pajisje mjekësore të kredisë italiane që u zhbllokua prej 10 vjetësh. /Ora News/