Doganat Shqipëri-Kosovë do të funksionojnë 24 orë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka pritur në një takim homologun Kosovar Avdulla Hoti gjatë të cilit janë diskutuar një sërë çështjesh që do ti kalojnë  për miratim dy qeverive në mbledhjen e përbashkët.Sipas Ministrit të Financave Arben Ahmetaj  është rënë dakord që doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës të funksionojnë 24 orë në 7 ditë si dhe të unifikohen liçensat midis dy shteteve si një mundësi për të ulur barrierat.Ahmetaj: Pikë së pari, janë operacionet doganore, qoftë me punën e doganave në 24 orë në 7 ditë, ku përfshihen edhe agjentët doganorë. Çështjet e transitit doganor dhe eksesit të sistemit informatik 'ASYCUDA" të të dyja doganave pas abrogimit që kemi bërë ne. Janë çështjet e tjera operacionale të shkëmbimit të informacionit.Ministri kosovar i Financave u shpreh se ky takim kishte nën vëmendje një rishikim të pikave të vendosura në mbledhjen e fundit të dy qeverive.Hoti: Bëmë një rishikim të progresit që kemi arritur deri tash nga mbledhja e fundit e qeverive. Pamë që për shumicën e çështjeve që jemi dakordu vitin e kaluar në mbledhjen e përbashkët është bërë progres dhe identifikomë disa çështje që do t'i adresojmë në dy-tre javët e mbetura.Qeveritë e Shqipërisë dhe e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e tretë të përbashkët me synim rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve si në aspektin politik ashtu dhe në atë ekonomik./Ora News/