Po arratisej, shqiptarin vrasës e tradhton sjellja e dyshimtë

Një shqiptar i dënuar për vrasje të dyfishtë u arrestua nga policia italiane në portin e Brindëzit.Në fakt, shqiptari Gjoni Ali Feta, 50-vjeç, me origjinë nga Vlora, u riarrestua në përpjekje për t’u arratisur.Shqiptarit i ishin dhënë disa ditë leje nga burgu ku po kryente dënimin.Shqiptari tentoi të kalonte në port, por masat e shtuara të sigurisë bënë që ai t’i nënshtrohej një kontrolli të imtësishëm. Burrin e tradhtoi edhe sjellja e tij e dyshimtë.50 vjeçari u prangos pranë portit të Morena, ku pas kontrolleve të gjurmëve të gishtërinjve, shqiptari u dërgua në burgun e qytetit./Ora News/