Bashkia e Tiranës mbjell mbi 300 pemë e bimë
Në Ditën ndërkombëtare të Tokës, Bashkia e Tiranës ka mbjellë pranë ish-Fushës së Aviacionit rreth 350 pemë dhe bimë të tjera dekorative. Nënkryetari i Bashkisë, Mazniku tha se nisma synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit."Sot po mbillen mbi 300 pemë të llojeve të ndryshme për t'i dhënë një jetë të re këtij parku. Ky kontribut është një mesazh i rëndësishëm që secili prej nesh, si qytetar i Tiranës, duhet të japë diçka për të përmirësuar qytetin. Sigurisht, ne e bëjmë këtë përmes taksave, por duhet ta bëjmë edhe në mënyrë aktive, duke kontribuar për qytetin."Në këtë lulishte, pranë ish-Fushës së Aviacionit u mbollën lloje të ndryshme pemësh mes të cilave, 50 bli, 40 manjola, 40 panja, 30 kumbull, 20 dafinë, 20 oleandër, 20 gështenjë etj.Bashkia e Tiranës deri më tani ka mbjellë në parqe dhe në rrugët e Tiranës më shumë se 9 mijë pemë. Ky aksion vjen në kuadër të angazhimit të Bashkisë për të mbjellë 1 mijë pemë çdo muaj në Tiranë./Oranews.tv/