Bashkë për turizmin, kryebashkiakët e zonave bregdetare mblidhen në Shëngjin
Pregatitja e zonave bregdetare në prag të sezonit ka mbledhur bashkë, buzë detit të Shëngjinit, kryebashkiakët e zonave bregdetare të vendit. Të organizuar nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Milva Ekonomi, në takim u evidentua nevoja për rritjen e promovimit të zonave turistike dhe rritja e cilësisë së shërbimeve.Shëngjin-Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Milva Ekonomi mblodhi në një tryezë diskutimi buzë detit të Shëngjinit, kryebashkiakët e zonave bregdetare për situatën e zonave turistike dhe për të përcaktuar nevojat për nderhyrje.Ekonomi: Në bazë të ligjit të ri të turizmit për ta bërë bregdetin tonë edhe më afër standardeve që mund të ofrojë Shqipëria dhe për të lehtësuar gjithashtu njësitë vendore që të operojnë me shpejtësi që në fillim të sezonit.Nga ana tjetër kryebashkiaket kanë vënë theksin në problemet që sjell baza ligjore në fushen e turizmit.Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër: Këto akte duke munguar lënë një hapësirë për interpretim, gjë për të cilën të gjitha bashkitë në këtë rast do të donim të kishim një përcaktim për të qenë në rregull me ligjin, por nga ana tjetër për të marrë përgjegjësinë që i takon.Dritan Leli, kryetar i Bashkisë Vlorë: Bashkitë kanë peshën e madhe dhe përgjegjësinë për t’ju ofruar vizitorëve dhe turistëve më shumë shërbime, më shumë cilësi në turizëm dhe mendoj që duhet të shikohen me prioritet.Eduard Kapri, kryetar i Bashkisë Pogradec: Bashkia e Pogradecit ka disa vepra të cilat janë arkeologjike, të cilat janë në interest ë zhvillimit të turizmit, por nga kontaktet që kemi patur edhe nga institucionet e specializuara për mirëmbajtjen e këtyre objekteve pothuajse janë harruar dhe janë lënë në mëshirë të fatit.Fran Frrokaj, Kryetari i Bashkisë Lezhë: Këtë vit ne do të rrisim vetëm performancën e shërbimeve dhe të kërkojmë që gjatë këtij viti ti nxjerrim problemet dhe që në vitetet e tjera ti përmirësojmë.Ministrja Ekonomi tha se bashkitë e zonave bregdetare duhet të rrisin promovimin për turizmin si dhe cilesinë e sherbimeve./Oranews.tv/