Dita e Tokës e gjen vendin tonë më të pastër krahasuar me një vit më parë
Dita ndërkombëtare e tokës e gjen vendin tonë më të pastër krahasuar me një vit më pare.Sipas monitorimeve të kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit rezulton se gjatë vitit 2015 është vënë re rritje e numrit të stacioneve me cilësi shumë të mirë të ajrit deri ne 45% dhe ulje të numrit të stacioneve me cilësi shumë të keqe deri ne 38% . Raporti vë në dukje se liqenet kanë ruajtur të njëjtën cilësi, ndërsa ndryshime kanë pësuar ujërat e lumenjve.Agjensia kombëtare e mjedisit nënvizon se përgjatë këtij viti ka pasur shtim të stacioneve si edhe të treguesëve të monitorimit të ajrit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 98.Por kjo ditë e gjen më të pastër edhe parkun në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë, kjo falë nismës së ndërmarrë nga deputeti socialist Ervin Bushati, i cili falenderimin e parë e mori nga vetë fëmijët.Deputeti socialist u bëri apel institucioneve që për pak kohë ti largohen politikës e ti përkushtohen nismave për më shumë ambiente gjelbëruese për fëmijët.Nisma e ndërmarrë në këtë ditë kishte për qëllim shtimin e hapësirave të gjelbërta në park, ku fëmijëve iu dha mundësia të shpalosnin edhe aftësitë e tyre në pikture.