Liqenit të Fierzës i hiqen 2600 thasë me mbetje

Pas 5 ditësh aksion intensiv, është pastruar sipërfaqja e liqenit të Fierzës në Kukës, e ndotur nga mbetje plastike dhe organike. Tashmë qytetarët e Kukësit, turistët por edhe  udhetarët që përshkojnë Rrugen e Kombit  mund të shijojnë panoramën e bukur të Liqenit të Fierzës.Kukës-Falë ndërhyrjes nga ana e Forcave të Armatosura dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nën drejtimin e Prefekturës Kukës është bërë i mundur pastrimi i të gjithave mbetjeve plastike dhe organike që pluskonin gjatë gjithë vijës liqenore.Mbetjet janë grumbulluar në 2600 thase plastike, të cilët janë larguar nga bashkia e qytetit të Kukësit.Edhe pse aktualisht e gjithë sipërfaqja e liqenit të Fierzës është e pastruar, mbetjet e depozituara nga banorët e fshatrave dhe prurjet e përrenjve nga Gryka e Vanave dhe Skavica  por dhe Komunave të Kosovës mund të shkaktojnë sërish ndotje.[caption id="attachment_729372" align="alignnone" width="640"]liqeni i fierzes Ne foto: Forcat e Armatosura duke hequr mbetjet nga liqeni[/caption]/Oranews.tv/