Tregtarët e pazarit të Korçës në protestë ndaj kërkesës për përshtatje të aktivitetit
Tregtarët e pazarit karakteristik të Korçës, kanë protestuar për të disatën herë para bashkisë duke kërkuar anulim të vendimit të Këshillit Bashkiak për të përshtatur aktivitetin e biznesit, në rast se duan të ushtrojnë aktivitetin. Ata kanë paralajmëruar ngritjen e çadrave para bashkise, për të vijuar protestat, në rast se nuk anulohet vendimi. Korçë-Tregetaret e pazarit te Korces kanë protestuar kundër vendimit të këshillit bashkiak, që i detyron ata të largohen nga pazari, nëse nuk ndryshojnë destinacionin e aktivitetit që tregtojnë. Te grumbulluar para bashkise bënë thirrje për anulimin e vendimit që thonë se nxjerrë të papunë më shumë se 100 prej tyre.Protesta e tregtareve është mbështetur edhe nga aktivistët e shoqerise civile.Tregtaret e pazarit karakteristik të Korcës, kanë paralajmëruar ngritjen e çadrave para bashkisë, për të vijuar protestat, në rast se nuk anulohet vendimi që i detyron të përshtasin aktivitetin./Oranews.tv/