Lammert: Bëni kompromis për drejtësinë, partitë zgjedhje jo cirk!
Presidenti i Bundestagut Gjerman, Nobert Lammert, vizitoi zyrtarisht Tiranën gjate se cilës mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë, ku tha se kompromisi politik është kushti i vetëm për funksionin e demokracisë.Këtu ai bëri thirrje për bashkëpunim ndërpartiak për miratimin e reformës në drejtësi.Lammert : Shqipëria është njëri prej këtyre pak vendeve, të cilin do ta përfytyroja si anëtar të ardhshëm dhe për të cilin unë do të uroja që të ketë një proces reformash sa më të shpejtë dhe konsekuent, i cili do të mund të realizohet përmes arritjes së premisave, për të vendosur bazat e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Kjo do të përforconte edhe më tej marrëdhëniet ekonomike dhe rrafsheve të tjera midis vendeve tona. Rruga është e vështirë. Për këtë qëllim, reforma e drejtësisë në këndvështrimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, e cila duhet të jetë e garantuar, dhe jo thjesht e lajmëruar. Ky është një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Presidenti i Bundestagut gjerman dhe kryeparlamentari Ilir Meta marrën pjesë dhe në Konferencën me temë "25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri". Meta, pranoi se demokracia parlamentare ka probleme, të cilat siaps tij lidhen kryesisht me sistemin elektoral dhe listat e mbyllura të kandidatëve për deputet.Meta: Problemi kryesor që ne duhet të zgjidhim është një krizë përfaqësimi për qytetarët. Sot është e vështirë të thuash se ky deputet, ose ky qytetar kë deputet ka në Shqipëri. Ky është një problem jo i vogël për vendin tonë.Ndërsa Lammert, cungimin e demokracisë parlamentare e sheh tek mungesa e dialogut, por dhe tek mungesa e zgjedhjeve brenda partive politike.Lammert: Parlamenti bëhet i pa aftë se nuk ka kompromis politika dhe i humbet besueshmëria nëse nuk janë te hapura të dyja palët. Ne kushtetutë kemi të sanksionuara që partitë i binden popullit por ato nuk kanë të drejtën e monopolit. Ato duhet të respektojnë parimet demokratike dhe brenda partive. Të ketë zgjedhje Brenda partive, jo kërcim në litar e cirk.Presidenti i Bundestagut Gjerman, dhe delegacioni që e shoqëronte pas fjalës së nderit në Parlament, është pritur në zyrë nga kryparlamentari Meta, kryeministri Edi Rama, dhe Presidenti Bujar Nishani. Në qendër të bisedave ishte procesi integrues i Shqipërisë, dhe miratimi i reformave ambicioze përfshirë atë në sistemin e drejtësisë. /Ora News/