Shkëmbim zjarri në Ohajo, vriten 7 persona, mes tyre 5 fëmijë
Shteti amerikan i Ohio-s është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi shtatë persona mes të cilëve pesë fëmijë janë vrarë në një shtëpi që ndodhej 110 kilometër larg qytetit të Sinsinatit.Situata mbetet ende e paqartë pasi zyrtarët nuk kanë pranuar që të japin informacione, por mediat kanë raportuar se një prej viktimave ishte një foshnje që kishte lindur vetëm pesë ditë më parë.Të gjithë viktimat janë pjesë e një familjeje por nuk asnjë pistë në lidhje me vrasësin. Sherifi i zonës, lajmëroi se ekspertët janë duke ekzaminuar provat e mbetura në vendin e ngjajres, nga ku mund të mësohet edhe më tepër mbi situatën enigmatike.Kandidati për president nga rradhët e republikanëve, John Kasich, i cili është edhe guvernator i këtij shteti, shkroi në rrjetin social tuiter se kjo është një ngjarje tepër e rëndë. Autorietet kanë komunikuar se do të mbajnë një deklaratë zyrtare sapo të zbardhin më shumë detaje rreth tragjedisë.