Dёshton ndёrmjetёsimi i BE-sё nё Maqedoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2016, 15:48
Maqedoni ndodhet nё krizё shtetёrore qysh prej mё gjatё se njё viti. BE-ja donte tё ndihmonte. Por bisedimet nё Vjenё nuk do tё zhvillohen, sepse njёra nga paritё nuk do tё marrё pjesё.
Bashkimi Europian e anuloi pak para fillimit takimin e planifikuar pёr tё premten (22.04) nё Vjenё pёr zgjidhjen e krizёs politike nё Maqedoni. Zёdhёnsja e politikёs sё jashtme tё BE-sё, Maja Kocijançiç, komunikoi nё Bruksel, se takimi i planifikuar nuk do tё zhvillohet.Katёr partitё kryesore politike ishin ftuar nё bisedimet e Vjenёs, shtoi zёdhёnёsja e BE-sё. Opozita njoftoi, se ajo do t'i bojkotojё bisedimet nёse qeveria nё Shkup nuk i shtyn zgjedhjet e planifikuara pёr nё qershor dhe nёse nuk heq dorё nga amnestia e shpallur prej presidentit Gjorgje Ivanov. Si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja patёn deklaruar, se ndёrkohё nё Maqedoni nuk ekzistojnё kushtet e pёrshtatshme pёr zgjedhje mё 5 qershor.Kryetari i partisё opozitare LSDM, Zoran Zaev, e anuloi pjesёmarrjen nё takimin e Vjenёs dhe kёrkoi, qё shfuqizohet ligji i diskutueshёm i amnestisё sё shpallur nga presidenti Gjorgje Ivanov. Ky amnestoi sё fundi tё gjithё politikanёt, tё cilёt janё implikuar nё skandalin e korrupsionit dhe tё aferёs sё pёrgjimeve. Zaev kёrkoi edhe shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare tё shpallura pёr 5 qershor.Opozita do t'i bojkotojё zgjedhjet, sepse nuk janё pёrmbushur kushtet. Ndonёse Gruevski dha dorёheqjen nё janar, mendohet qё ai vazhdon tё luajё fijet nё prapaskenё.Paralajmёrim pёr "pasoja tё rёnda"BE-ja shprehu shqetёsim dhe paralajmёroi pёr "pasoja shumё tё rёnda" pёr Maqedoninё, nё rast se nuk arrihet njё marrёveshje pёr krizёn, qё po vazhdon prej mё shumё se njё viti. Konflikti u shkaktua prej bisedave tё pёrgjuara ilegalisht tё ish-kryeministrit Nikola Gruevski gjatё telefonatave me bashkёpunёtorё tё ngushtё. Regjistrimet dёshmojnё pёr korrupsion nё shkallё tё gjerё, nepotizёm, presion ndaj drejtёsisё dhe nёnshtrim i mediave e kriminalizim i kundёrshtarit politik.Ditёt e fundit Maqedonia ёshtё pёrfshirё edhe nga protetstat masive kundёr vendimit tё presidentit pёr amnestimin e politkanёve tё korruptuar./DW/