Berisha zbardh takimin me Lu për çështjen e Shullazit
Ish-kryeministri Sali Berisha zbardhi takimet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe atë të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.Berisha thotë se gjatë bisedës është diskutuar gjerësisht për dy çështje, duke përmendur reformën në drejtësi si dhe çështjen "Shullazi"Berisha:Në këtë takim u diskutua gjerësisht për dy çështje:-Çështja Shullazi, ajo e bandës së tij, arrestimi, lidhjet e tij me zyrtaret e niveleve me te larta ne qeveri, parlament, polici dhe institucione te tjera, terrori i kësaj bandë në qytetin bregdetar te Durrësit ne pjesën jugore te Tiranes dhe zona te tjera te vendit, arsenali i armeve qe disponon kjo bande, me e madhja ne historinë e vendit dhe me e fuqishmja ne lidhjet e saj politike.Arrestimin rreth 7 here gjate qeverise se mëparshme dhe dënimin e tij ne gjykata si dhe dëmshpërblimin e tij ne kundërshtim flagrant me ligjin, ne vitin 2014, nga miqtë e tij qeveritar e kryeqeveritar!-Reforma në drejtësi dhe ecuria e saj ishte çështja tjetër për të cilën u diskutua gjerësisht. Në këtë takim rikonfirmova mbështetjen time për reformën në drejtësi, si një proces jetik për shtetin ligjor në Shqipëri.Ne takim u diskutua gjerësisht mbi lidhjet e politikes me krimin në tërësi./Ora News/