Ecuria e eksporteve, rritja 5 vjeçare frenohet në vitin 2015, pësuan rënie

Institute i Statistikave ka analizuar ecurinë e eksporteve në 5 vitet e fundit. Trendi rritës është frenuar vitin e kaluar, kur eksportet shënuan rënie për herë të parë që prej vitit 2011. Baza e eksporteve mbeten fasonët, ndërsa vendi drejt të cilit eksportojmë më shumë se gjysmën e totalit të mallrave tona është Italia.Pas një rritje të vazhdueshme që prej vitit 2011, eksportet shqiptare kanë ngadalësuar ritmin e tyre, vitin e kaluar. Instituti i Statistikave konstaton se gjatë periudhës 5-vjeçare (2011-2015) vihet re që trendi ka qënë në rritje për eksportet, përveç vitit 2015 ku kemi ulje të eksporteve.Përveç problemeve të biznesit eksportuesit, në rënien e eksporteve ka ndikuar edhe ulja e ndjeshme e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare. Për vitin 2015 më të eksportuara janë fasonët, ku përfshihen tekstilet dhe këpucët me 37.1% të totalit të eksportoeve pasuar nga Produkte minerale" me 26,5 %.INSTAT konstaton se gjatë 5 viteve të fundit, harta e eksporteve shqiptare duket se është diversifikuar ndjeshëm. Partneri kryesor tregtar për eksportet është Italia, me 50,9 % të totalit të eksporteve në vitin 2015. Pasuar nga Kosova me 8,6 % të eksporteve dhe Spanja me 5.2% të totalit. Instituti i Statistikave ka konstatuar gjatë 5 viteve të fundit një rritje të pranisë së mallrave shqiptarë në tregjet europiane dhe në ato të rajonit.Në vitin 2015 eksportet me vendet e Bashkimit Europian zinin 75,3 % të eksporteve nga 73% që ishin në vititn 2011,   ndërsa eksportet me vendet e CEFTA (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë- Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zunë vitin e kaluar 14,2 % të eksporteve nga 12.3% që ishin në vitin 2011./Oranews.tv/