Irinej vlerëson përpjekjet e Dacicit për Kosovën

Patriarku serb Irinej ka deklaruar se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrën më të pranueshme për popullin dhe viset serbe.Patriku serb tha se mbi Qeverinë është një barrë e madhe dhe se anëtarët e saj po bëjnë përpjekje të mëdha ta zgjidhin çështjen e Kosovës në mënyrën më të mirë për popullin serb.“I dimë përpjekjet e kryeministrit Ivica Dacic kur bëhet fjalë për Kosovën, megjithatë duhet gjetur zgjidhjen më të mirë, edhe pse nuk do të jetë ashtu si duhet, por ashtu si detyrohet”, ka deklaruar Irinej për mediat serbe