Shefi i diplomacisë gjermane Westerwelle mbërrin në Beograd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2013, 08:30
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, mbërrin në Beograd. Në aeroportin e kryeqytetit serb, ai është pritur nga zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç do të jetë sonte bashkëbiseduesi i parë i ministrit të Jashtëm gjerman.Westerwelle do të bisedojë nesër edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, kryeministrin Ivica Daçiç dhe shefin e diplomacisë serbe, Ivan Mërkiç.Të hënën, ai do të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku do të takojë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.Është thënë se Westerwelle do t’iu theksojë palëve domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Shefi i diplomacisë gjermane Westerwelle viziton sot BeogradinShefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Beograd ndërsa të hënën ai pritet të vizitojë edhe Prishtinën.Qëllimi i vizitës është që të binden të dy palët për domosdoshmërinë e zbatimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm të marrëveshjes së Brukselit, njoftojnë Ministria e Jashtme gjermane.“Dy vendet duhet të kontretizojnë planin zbatues të Marrëveshjes për të cilin shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka ftuar kryeministrat Thaçi e Daçiç në Bruksel më 21 maj, thekson Berlini zyrtar.Weesterwelle në Beograd pritet të takohet me krerët serbë, presidentin Nikoliç, kryeministrin Daçiç,zv.kryeministrin Vuçiç dhe shefin e diplomacisë serbe Mërkiç.Të hënën, Westerwelle do të qëndrojë për vizitë njëditëshe edhe në Prishtinë, ku do të ketë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj.Serbia pret datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Gjermania e kushtëzon këtë datë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes Kosovë –Serbi e arritur më 19 prill.