Fyle më 1 qershor viziton Maqedoninë

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle do të vizitojë Maqedoninë më 1 qershor ku do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore. Fyle pritet t'u drejtohet të pranishmëve dhe të kërkojë prej tyre më fuqishëm të bashkëpunojnë në mundësimin që vendet e tjera të Evropës Juglindore të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.Eurokomisioneri për zgjerim pritet të realizojë takime bilaterale me kreun më të lartë shtetëror, me qëllim që të bëhen konsultimet e fundit dhe dhënia e drejtimeve për vazhdimin e realizimit të reformave para Samitit të Këshillit Evropian të caktuar më 27 qershor në Bruksel, në të cilin vendet-anëtare do të vendosin për ndarjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë.Siç është e ditur, tema kryesore në të cilat do të kushtohet Samiti i PBEJL-së, i cili mbahet nën moton "Solidaritet në aksion" janë ulja e rreziqeve nga katastrofat dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimaterike.