Shqiptari grabit 1 milionë euro, i arratisuri nga burgu grabit Bankën Kombëtare
Shqipëtari i arratisur nga burgjet e Trikalas në muajin mars është grabitësi i Bankës Kombëtare greke në qytetin Larisa ditën e enjte.25 vjecari, Klement Cala, është njëri prej 11 shqipëtareve të arratisur më 22 mars nga burgjet e Trikalas, ka identifikuar, policia greke. Personi në fjalë ka marrë pjesë në grabitjen e armatosur të enjten në mëngjes në Bankën Kombëtare në sheshin qendror të Larisës.Rreth orës 8:40 në mëngjesit, Cala së bashku me një person tjeter, të dhënat e të cilit ende nuk dihen, kanë hyrë fillimisht si klientë në bankë dhe më pas nën kërcënimin e armëve të tipit kalasnikov kanë grabitur rreth 1 milion euro, ndërsa kanë ikur nga vendi i ngjarjes përmes një dritareje.Në rrjedhën e hetimeve për identifikimin e tyre nga policia qe prej mëngjesit janë ngritur postblloqe në pikat kyçe të rrjetit rrugor në të gjithë rajonin dhe ëshët aktivizuar një numër të madhi forcave të policisë dhe të patrullimit, si dhe helikopterë policie kanë krehur të gjithë rajonin.Nga hulumtimet e deri tanishme, është gjetur një makinë e djegur në zonën e Larisës, e cila ishte raportuar si e vjedhur që prej 17 tetorit, të 2011 nga Athina, ndërsa kjo lidhje investigohet me arratisjen e dy hajdutëve.Ndërkaq materiali gjenetik i të dyshuarit Cala dhe dy të tjerëve të arratisur ishin gjetur në furgonin e bardhë të vjedhur në Korinth pas përleshjes mes policëve dhe të arratisurve, ku si pasojë u plogos për vdekje një 25-vjeçare greke.