Zbogar:Vendimi për MSA në fund të qershorit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka deklaruar se deri në fund të qershorit pritet që BE të marrë vendimin për Kosovën sa i përket procesit të Stabilizim Asocimit.Sipas tij, MSA-ja është proces i pakthyeshëm dhe hapi i parë drejtë BE-së dhe se kjo e fundit, marrëveshje të tilla nënshkruan vetëm me shtetet që mund të jenë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen.Duke folur për krijimin e Bashkimi Evropian, Zbogar ka thënë si ai ishte një projekt i paqes, i themeluar me qëllimin që të mos ketë më konflikte.