Nikoliç: Edhe BE-në edhe Kosovën
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç shpreson se Serbia do të marrë datën për negociata me Bashkimin Evropian, por nuk do të heq dorë nga Kosova.Këto komente ai i ka bërë në prag të vizitës në Beograd të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwvelle.“Kemi bërë gjithçka që ishte e mundur.... Kemi kaluar nëpër sfida të mëdha, do të kalojmë edhe nëpër këtë. Gjermania do të duhej ta kuptojë se nuk ka dobi që me kushtëzime të na detyrojë që ne të presim venat apo të bëjmë vetëvrasje. Kosovën nuk e japim. Kurse Bundestagu le të mendojë se çfarë vendimi do të merrte sikur të ishte në pyetje Gjermania”, tha presidenti serb.Sipas tij, vendimi negativ i cilitdo parlamenti apo i Këshillit të Evropës do të mund të sforconte skepticizmin evropian.