"Agimi i Artë" thirrje në parlament "Hail Hitler"
Partia "Agimi i Artë" provokon situata të pazakonta në parlamentin grek!Gjatë senacës së të Premtes njëri prej deputetëve të partisë neonaziste ka shpërthyer duke bërë thirrje naziste si "Rroftë hitleri" në sallë.Nënkryetari i Parlamentit ka urdhëruar përjashtimin e deputetit neonazist, Panajotis Iliopulos, pasi ai u shreh në mënyre fyese ndaj liderit të partisë SIRISA, Aleksis Tsipras, dhe me sjellje joparlamentare . Por ky vendim i nënkryetarit i cili reagoi ashtu siç parashikon ligji, ka nxitur më shumë situatwn mes deputetëve të "Agimit të Artë" dhe partive të tjera.Dragasaki i bërri thirrje deputetit që të "Largohej menjëherë nga salla" por deputeti vazhdoi shprehjet fyese ndaj të gjithë të pranishmwve. Gjatë largimit të tij, në sallë është dëgjuar disa herë thirrja "Hail Hitler" - "Rroftë Hitleri".Ndërkohë nuk është shumë e qartë se kush i lëshoi këto thirrje, pasi sipas deputetëve të "Agimit të Artë", thirrjet u lëshuan nga deputetët e SYRIZA-s, të cilët donin ti vinin në lojë neonazistët.Sipas deklaratës së lëshuar pas ngjarjeve nga Partia, "Agimi i Artë", kur deputet e saj po largoheshin nga salla, një deputet i SYRIZA, tha me ironi "Hail Hitler", dhe më pas deputeti i Kristos Papas u përgjigj duke thirrur tri herë të njëjtën parullë.Ky incident ne parlamentin grek ka ardhur si pasojë e diskutimit për projekt-ligjin kundër racizmit, ku deputetët sulmuan praktikat e ndjekura nga "Agimi i Artë".