Prishtina-Beogradi takohen nesër në Bruksel, Paviçeviç pret afrim qëndrimesh
Ekipet e Beogradit dhe të Prishtinës do të takohen nesër në Bruksel, ndërsa shefi i ekipit serb, Dejan Pavicevic, pret që të dy palët të ofrojnë më shumë qëndrimet sesa në bisedimet e mëparshme, raporton B92.Në takim, sipas këtij mediumi serb, do të diskutohen temat e telekomukiacionit dhe të energjetikës.Pavicevic ka thënë se temat kanë nisur më herët në kuadër të dialogut teknik, por asnjëherë nuk janë mbyllur dhe nuk është gjetur zgjidhje për to.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tani një sërë marrëveshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, por lë për të dëshiruar zbatimi i tyre, siç nuk ka nisur së zbatuari ende as marrëveshja për normalizim raportesh e arritur mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, në muajin prill.