Operacion antidrogë në Ohër-Strugë, kapen 150 kg marijuanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2013, 07:38
Mbi 150 kilogram drogë të llojit marijuanë janë konfiskuar mbrëmë në një aksion të policisë maqedonasae në rajonin e Strugës dhe Ohrit. Siç bëhet e ditur nga mediat në Maqedoni aksioni i gjërë i policisë po vijon edhe më tej, ndërsa janë arrestuar edhe disa person nga Ohri, Struga dhe Ladorishta.Në mesin e të arrestuarëve ka edhe shtetas shqiptarë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se bëhet fjalë për një operacion të gjërë kundër rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike.Ndërkohë, sot pritet të jepen detaje të tjera mbi operacionin dhe personat e ndaluar.