E drejta e pakicave në parlamentin e Kosovës

Përfaqësuesit politikë në parlamentin e Kosovës nga radhët e komuniteteve pakicë, vazhdojnë të kërkojnë që t'u zgjatet mandati për vendet e rezervuara në kuvend edhe për të paktën dy mandate të tjera legjislative.Në bazë të pakos së Marti Ahtisarit, pakicave kombëtare u rezervoheshin 20 vende në dy mandate pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa, pas dy mandateve ato shndërrohen në vende të garantuara.Partia Liberale e Serbëve të Kosovës SLS është ajo që këmbëngul më shumë për vazhdimin e praktikës së vendeve të rezervuara për pakicat.Petar Miletic, anëtarë i kësaj partie dhe ndërkohë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se "vazhdimi i praktikës së vendeve të rezervuara do të inkurajonin serbët më shumë për integrim në institucionet e Kosovës"."Ne kemi thënë që vendet e rezervuara të përfshihen në reformën zgjedhore edhe për dy mandate tjera në mënyrë që të dërgojmë edhe një mesazh bashkëkombësve tanë në veri se në Kosovë të drejtat e bashkësive etnike nuk do të cenohen", shtoi Miletic.Çështja e vendeve të rezervuara për pakicat, sidomos për atë serbe, janë komentuar së shumti nga mediat e Serbisë dhe Kosovës pasi kjo përbën pjesë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhenieve med dy vëndeve.Sipas zëndëskryeministrit të Kosovës Hajredin Kuçi, "përfaqësuesit e pakicave kanë qënë shumë konstruktiv në parlamentin e Kosovës. Por shtoi ai "Këtu korkohet një koncensus i gjerë politik sidomos në rastin e serbëve dhe kërkohen dy të tretat e votave në kuvendin e Kosovës".Dy parti parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë kundërshtuar hapur kërkesën e partive të pakicave për vazhdimin e tyre në parlamentin e Kosovës.