Thaçi ndryshon qeverinë, plotëson kërkesën e Pacollit për një Ministri
Edhe në Kosovë ndryshimet e bindjeve politike kanë shkaktuar ndryshime në qeveri. Kryeministrit Hashim Thaçi, i është dashur të bëjë rikompozim të shpejtë të qeverisë pasi Agim Ceku, deri dje përfaqësues i Aleancës Kosova e Re e Bexhet Pacollit e braktisi këtë parti dhe kaloi me Partinë Demokratike të Hshim Thaçit.Ky vendim i Çekut, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëri që aleati i Thaçit, Bexhet Pacolli të kërkojë një tjetër Ministër, pasi tashmë partia e tij nuk kishte përfaqësimin e duhur sipas marrëveshjes mes palëve.Në këto kushte Kryeministri Hashim Thaci është detyruar të pranojë ndryshimet dhe i ka dhënë AKR së Bexhet Pacollin Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, duke bërë një spostim.Kështu Ministri i deritanishëm i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kalon në postin e Ministrit të Financave dhe hyn në qeveri Fadil Ismajli, përfaqësues i AKR së Behxhet Pacollit duke marrë postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.Ministria e Financave prej disa muajsh ishte pa drejtues, pas largimit të Bedri Hamzës, që drejtonte këtë dikaster, i cili me vone u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.