Grubjeshiç: Pa implementim e marrëveshjes, nuk ka datë për Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2013, 11:47
Nëse Serbia dhe Kosova nuk arrijnë pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve, Serbisë nuk do t’i jepet data për fillimin e bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian, ka deklaruar sot nënkryetarja e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç.Ajo ka deklaruar sot se pret që kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, më 21 Maj në Bruksel, do të pajtohen për zbatim të marrëveshjes.“Është shumë i rëndësishëm roli i Bashkimit Evropian për afrimin e qëndrimeve”, tha ajo në një konferencë për gazetarët në Beograd.