NATO diskuton mbi sigurinë në Ballkan

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s sot do të takohen për të diskutuar mbi temën e sigurisë, me theks të veçantë Ballkanin. Ky takim ka për qëllim që të përgatis terrenin për takimin e dhjetorit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s, ku do të diskutohet mbrojtja dhe siguria evropiane.Ministrat e mbrojtjes gjithashtu do të diskutojnë edhe për misionet evropiane në Sahel, Roga të Afrikës dhe në Ballkan, theksohet në njoftimin e publikuar nga shërbimet për informim në Bruksel.