Biden: Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjen
Zv.presidenti amerikan Joe Biden është takuar në Uashington me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.Në deklaratë për shtyp të publikuar thuhet se Zv.presidenti Biden ka ritheksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një partneritet të fortët dypalësh me Serbinë.Ai ka përgëzuar Kryeministrin Daçiç mbi marrëveshjen fillestare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.Kjo marrëveshje, thuhet më tej në deklaratë, mbart shpresën e avancimit të aspiratave evropiane për të dy vendet si dhe për të garantuar një të ardhme të begatë dhe paqësore për qytetarët e tyre.Kryeministri Daçiç dhe qeveria e tij, thuhet në deklaratë, treguan udhëheqjen dhe përkushtimin e nevojshëm për të marrë këtë hap të rëndësishëm.Zv.presidenti Biden theksoi rëndësinë që Serbia dhe Kosova të punojnë me ngulm për të përmbushur angazhimet e dialogut dhe për të zbatuar plotësisht marrëveshjen.Ai u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë këtë shans historik për të çuar përpara vendet e tyre.