BBC vërteton përdorimin e armëve bërthamore në Siri
Agjencia e lajmeve ndërkombëtare BBC ka publikuar të enjten një video që dëshmon se muajin e kaluar në Siri janë kryer sulme me gazin kimik.Një korrespondent i BBC-së në Siri ka mbledhur ne qytetin verior Saraqeb, dëshmi që vërtetojnë përdorimin e gazit helmuaes në këtë zonë, por qeveria siriane i ka mohuar me force këto pretendime.Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë pohuar më parë se një zhvillim i tillë do të përbente shkeljen e "vijës së kuqe" për ndërhyrje të mundshme ushtarake.Dëshmitarët rrëfyen sesi helikopterë të forcave qeveritare kanë lëshuar të paktën dy pajisje që përmbanin gaz helmues."Ishte e tmerrshme, një erë mbytëse. Nuk merrje dot frymë. Të duket sikur kishe vdekur. Nuk shihje dot asgjë. Nuk kam parë për tre apo katër ditë me radhë".Ky ishte rrëfimi i Mohamed Khatib, nëna e të cilit, Mariam, nderroi jete ne dukje si pasoje e sulmit kimik.Saraqebi, në jugperendim të Alepos, u bombardua nga forcat qeveritare ne muajin prill, e gjate kesaj periudhe, mjeket ne spitalin e zones, sic pohuan dhe vete per BBC-ne, kane shtruar 8 persona me probleme te renda te frymemarrjes.Disa kishin te vjella dhe te tjere beben e syrit te zvogeluar thonë ata. Mohamed Khatib kishte nxituar ne vendngjarje te ndihmonte te emen, por kishte mbetur edhe ai lenduar.Mjeku qe e trajtoi Mariamin thote se simptomat e saj korrespondonin me ato te helmimit nga pentakloruri i fosforit.Hamish de Bretton-Gordon, ish-komandant i regjimentit kimik, biologjik e berthamor britanik, i cileson deshmite dhe provat nga Saraqebi te forta, por te paplota."Në kete qytet dhe episodesh te ngjashme ne Siri gjate javeve te fundit njerezit jane semure e kane nderruar jete me simptoma qe mund te jene pasoje e ndonje gazi nervor si sarini apo pentakloruri i fosforit", u shreh ai.Si SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë folur për rritjen e provave se qeveria siriane ka përdorur armë kimike.