Afganistan, vriten dy pjesëtarë të ISAF dhe katër civilë
Misioni i NATO-s në Afganistan, (ISAF) deklaroi se dy nga pjesëtarët e tij dhe katër civilë janë vrarë në një sulm me bombë në Kabul.ISAF-it thekson se sulmi kishte në shënjestër një karvan makinash por nuk dha përkatësinë kombëtare të viktimave.Zyrtarët thanë se të paktën gjashtë civilë, përfshirë edhe fëmijë janë vrarë ndërsa 30 janë plagosur.Grupi militant mysliman Hizb-e Islami, i drejtuar nga Gulbuddin Hekmatyar, ka marrë përgjegjësinë.Sulmi më i madh i fundit në Kabul ishte më 9 mars, kur një sulmues vetëvrasës ka vrarë nëntë persona jashtë Ministrisë së Mbrojtjes gjatë një vizite të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel.Gjatë kësaj javë, tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe tre të asaj të Gjeorgjisë janë vrarë në dy sulme të ndara në vend.