SHBA e Turqia zotohen për presion ndaj Assadit
Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan janë zotuar se do të vazhdojnë “të bëjnë presion” ndaj regjimit të Bashar al-Assad.“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të shtuar presionin ndaj regjimit të Assad-it, për të garantuar ndihmë humanitare, për të forcuar opozitën e moderuar dhe për të përgatitur Sirinë demokratike, pa Bashar al Assad-in”, tha Obama.Siria ishte në fokus të bisedimeve të shumanshme në mes të dy ldierëve në Shtëpinë e Bardhë, vetëm disa ditë pas dy sulmeve vdekjeprurëse me automjete-bombë në Turqi, për të cilat Ankaraja e fajëson shërbimin informativ sirian.Bisedimet e gjera mbuluan edhe çështje të tjera rajonale përfshirë përpjekjet amerikane për të ringjallur bisedimet pothuajse të ngrira të paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve, lidhjet energjetike të Turqisë me kurdët e Irakut dhe ribashkimin e mundshëm të Qipros, që është ndarë në mes të qipriotëve turq dhe atyre grekë që nga viti 1974.