Swoboda: Migracioni është keqpërdorur, Rama: Europa të plotësohet me Ballkanin

Ish-europarlamentari Hannes Swoboda tha nga Tirana se migracioni është keqpërdorur dhe është etiketuar si një vatër e terrorit. Gjatë konferencës "Periferia sfidon qendrën" Swoboda tha se duhet ti tregojmë njerëzve sesi popullsia myslimane jeton në Europë.Ndërsa kryeministri Edi Rama, duke folur për zgjerimin e BE tha se Europa duhet të plotësohet duke bërë pjesë të saj edhe Ballkanin.Swoboda: Siç e pamë me emigracionin, ky migracion është keqpërdorur dhe është etiketuar si vatra e terrorit. Çfarë mund të bëjme ne, vendet e Ballkanit dhe vende si Shqipëria?! Kanë një qëndrim të arsyeshëm përsa i përket diversitetit të feve. Ne sëbashku duhet ti tregojmë njerëzve sesi popullsitë myslimane jetojnë në Europë dhe bashkërisht na duhet që të gjejmë ndërhyrje ekstremiste, ose qoftë edhe nga krahu i djathtë. Thonë psh që myslimanizmi nuk është një fe europiane, gjë e cila nuk është e vërtetë, sepse kjo është një karakteristikë europiane. Myslimanizmi është një fë është e njohur edhe në vendin time, në Austinë kohën kur Austria aneksoi një pjesë të Bosnjë Hercegovinës, kështu që në këtë kuptim kjo është një fe europiane, prandaj duhet të jemi të kujdeshëm. Ka grupe të cilat mendojnë se mund të tranfromojnë një bashkëjetesë të paqetë mes myslimanizmit dhe feve të tjera në ekstremizëm. Ekstremistët nga njëra anë ose anti-myslimanët luajnë paralelisht duke ndryshaur shoqëritë. Mendoj se nuk kemi të bëjmë me një kërkim të re të myslimanizmit.Rama: Kur flasim për Ballkanin Perëndimor fjala zgjerim nuk shkon, sepse bëhet fjalë për plotësim. BE nuk ka luksin të lërë jashtë Ballkanin. Kriza e refugjatëve e ka nxjerrë në pah atë që Europa dhe BE ka qenë edhe më parpara dhe faktikisht është pasqyra më e plotë e asaj çka Hannesi dhe të tjerë kanë paralajmëruar për vetë BE në rast se BE do të ngurojë në plotësimin e projektit. Dilema këtu është e qartë. një pjesë thotë se Europa duhet prishur se nuk funksionin, unë mendoj se Europa duhet plotësuar./Oranews.tv/