Emigrantët "bagëti e plehra të pista", Pegida del në gjykatë
Themeluesi i partisë anti-islame Pegida në Gjermani, Lutz Bachmann është paraqitur në gjyq pas akuzave për nxitjen e urrejtjes racore në fjalime dhe postimet e tij në rrjetet sociale.43 vjeçari akuzohet për fjalët e përdorura në postimet e tij në Facebook ku i quan refugjatët, "bagëti e plehra të pista". Gjyqi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, teksa lideri i Pegidës i cili u paraqit në gjykatë me një palë syze të zeza pretendon se ky është një sulm politik.Në ambjentet përpara gjykatës ishin mbledhur mbështetës të kësaj partie të cilët mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Turp për ju dhe lironi Bachmann”.Lutz Bachmann është dënuar dy herë nga drejtësia gjermane në të shkuarën.Në vitin 1998 ai u dënua me 3 vjet e gjysëm heqje lirie për vjedhje, por u largua drej Afrikës së Jugut.Pasi u ekstradua ai shërbeu vetëm 14 muaj në burgun e Dresdenit, ndërkohë që është dënuar edhe në vitin 2010 për posedim kokainë, por për momentin vendimi është i pezulluar. Lëvizja Pegida e ka zanafillën pikërisht në qytetin lindor të Dresdenit në vitin 2014, dhe ka filluar të përhapet edhe në shumë vende të tjera.Ndërkohë që një ditë më parë forcat e rendit kanë arrestuar 5 persona për të cilët dyshohet se kanë sulmuar emigantët në Dresden duke shkaktuar terror, në të njëjtën kohë ka pasur edhe një tjetër aksion në Fraital, ku 6 të dyshuar , 5 burra dhe një grua akuzohen për dhunën ndaj refugjatëve./Oranews.tv/