Punimet për Hidrocentaralin, bllokohet rruga për në Gramsh

Aksi rrugor për në qytetin e Gramshit është i bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen për ndërtimin e Hidroçentralit në Gramsh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë njoftar që ë gjithë drejtuesit e mjeteve që të kalojnë nga rruga e vjetër ose rruga e Llixhës.Njoftimi i policisëJu njoftojmë  se për  shkak të punimeve që po bëhen për ndërtimin e Hidroçentralit në Gramsh, aksi rrugor për në Gramsh, për momentin është i pakalueshëm dhe vazhdon të jetë i bllokuar.Aksi rrugor Banjë - Drizë, është i bllokuar, si rezultat i punimeve.Njoftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kalojnë nga rruga e vjetër ose rruga e Llixhës.Në ditët në vijim do ju njoftojmë sërish.Falenderojmë   qytetarët  për  mirëkuptimin  dhe  mediat  për  bashkëpunimin!