Vokshi: Mungojnë barnat, gjendja në spitale prag epidemie
Duke e cilësuar si epideminë më të rrezikshme në vend, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, tha se mungesa e ilaçeve në spitale po shndërrohet në rrezik për qytetarët.Ajo denoncoi se 340 mln euro Rama dhe Beqaj i kanë ndarë për miqtë e tyre, ndërkohë që barnat mungojnë.Pavarësisht se jepet paratë, për deputeten e opozitës, pacientët nuk marrin medikamentet, duke veçuar rastin e spitalit Onkologjik ku janë pacientët e sëmundjeve të rënda.Vokshi: Në spitalin Onkologjik, edhe pas denoncimeve të pacientëve, vizitës së deputeteve te PD te Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, gjendja është katastrofike. Akseleratori linear nuk është vënë në funksionim ende. Njëra prej aparaturave të kobaltit nuk e ka burimin e energjisë të përshtatshëm e nuk funksionon ashtu siç duhet. Ilaçet mungojnë. Në pjesën më të madhe të rasteve, qytetarët nuk e përballojnë dot faturën e kripur të këtyre medikamenteve të shtrenjta që duhet ti marrin nëpër farmaci.Shqetësimi tjetër për deputeten e opozitës, është mungesa e barnave tek spitali Infektiv, atje ku kurohen edhe personat me sëmundje të rënda si HIV-AIDS. Sipas saj, preparatet e këtyre sëmundjeve blihen nga vetë pacientët. Situata është e njëjtë edhe tek spitali i Traumës. Vokshi: Akoma më e rëndë është gjendja në spitalet bashkiake dhe rajonale në gjithë Shqipërinë. Mungesa e ilaçeve është kriza më e madhe që po vuajnë qytetarët, të sëmurët dhe familjarët e tyre.Kryetarja e komisionit të Shëndetësisë tha se një tjetër shqetësim i madh është futja e barnave kontrabandë dhe këtë sipas saj, e bën “koordinatori” i ministrit Beqaj.Vokshi: Për shkak të politikave klienteliste, Glaxo dhe Actavis janë larguar nga Shqipëria. Jo vetëm në çdo spital, por dhe në farmaci mungojnë çdo ditë barna, edhe ato jetike. Ndryshimet klienteliste të ligjit të barnave në Shqipëri, i hapën rrugë barnave të falsifikuara dhe atyre kontrabandë dhe të skaduara. Cilësia e barnave nuk është e garantuar. Në datën 7 mars në një seancë degjimi në Komisionin e Jashtëm, Beqaj u detyrua të pranojë se në treg ka barna të falsifikuara, në përpjekje për të shpëtuar nga ndjekja penale.Në fund, ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha këto./Ora News/