Gjiknuri: 1.7 miliardë lekë investime për energjinë në Babrru, Paskuqan, Bathore
Rreth 80 mijë banorët e Babrrusë, Paskuqanit dhe Bathores tashmë do të marrin një shërbim më cilësor të furnizimit me energji elektrike falë një investimi prej 1.7 miliard lekësh.Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi se brenda qershorit do të bëhet e mundur heqja e faturimeve afrofe pasi do të bëhet e mundur pajisja me matës e të gjithë konsumatorëve.Gjiknuri: Vetëm në këtë zonë janë instaluar mbi 500 matës. Kjo është një fushatë që do të përfundojë deri në qershor në mënyrë që faturën afrofe ta heqim. Dua t’i bëj thirrje qytetarëve që të mbështesin OSHE-në pasi ka pasur raste kurka pasur mungesë dëshire për të vendosur këto matës.Administratori i OSHEE tha se gjendja në këto zona ishte e rëndë pasi 70% e kabinave ishin të ndërtuara nga vetë banorët, dhe jashtë të gjitha kushteve teknike.Adrian Çela: Kishim një situatë skandaloze ku 70% e kabinave ishte vendosur nga vetë banorët jashtë kushteve teknike. Furnizoheshin nga linja 10 dhe 6 kilovot që kishte defekte sidomos kur ishte kohë e keqe. Investimi përfshin ndërtimin e 128 kabinave të reja dhe vendosjen e 3500 shtyllave të tensionit./Ora News/