Kirurgjia e zgjuar e trurit, BBC e "NY Times" pasqyrojnë ndërhyrjen e realizuar në QSUT
Kanali prestigjoz britanik BBC në emisionin ARTSNIGHT është bazuar në ndërhyrjen e kirurgjisë zgjuar të trurit (Awaken Craniotomy) në Shërbimin e Neurokirurgjisë të QSUT "Nëne Tereza", në Gusht 2015 më pas pasqyruar në "The New York Times" të 3 Janar 2016, për të realizuar emisionin me dy international bestsellers. Henry Marsh neurokirurg i famshem britanik autor i librit "Do No Harm" "Mos Demto", pasqyron jetën e tij si neurokirurg. Karl Ove Knausgaard, shkrimtar publicist i njohur është vlerësuar botërisht për serine autobiografike me gjashtë volume "My Struggle" "Beteja ime".Jo rastësisht këto dy personalitete ishin pjesmarrës në këtë eksperiencë në Tiranë.Prof. Mentor Petrela, i cili me ekipin pas bashkëpunimit disa vjeçar me Prof. Henry Marsh e ftoi këtë të fundit të kryejnë në Neurokirurgji të QSUT dy ndërhyrjet tepër të veçanta në tru, ku pacienti qëndron zgjuar e bashkëpunon gjatë gjithë kohës me ekipin mjekësor. Operacioni mundëson vlerësimin dhe respektimin gjatë manipulimeve milimetrike të zonave funksionale të trurit mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së pacientit si shikimi, dëgjimi, të folurit e lëvizjet.Kirurgjia e trurit të zgjuar në Tiranë me stafin, paisjet bashkohore, Neuronavigator, Mikroskop operator, Neuroelektrostimulatorin, Rezonancen Magnetike, bënë të mundur ardhjen e ekipit te New York Times që asistoi gjatë operacioneve e më pas u reflektua nga BBC.Heshtja ishte total.Fokusi i vetëm i vëmendjes ishte në mes të dhomës.Një mjek i ngriti sytë nga një mikroskop "A dëshiron të hedhësh një vështrim?" Pyeti ai.Oh, Zot. Më dukej sikur po qëndroja në majë të një mali, duke vështruar një fushë të përshkruar nga lumenjë të gjatë. Në horizont ngriheshin malet, mes tyre disa lugina dhe një prej luginave e mbuluar nga një akullnajë e bardhe. Çdo gjë ndriçuese dhe farfuritëse. Mu duk sikur shkova në një tjetër botë, në një tjetër pjesë të universit."When Henry met Karl" i transmetuar nga BBC ne Mars 2016 ka vënë përballe dy protagonistet në diskutimin e arritjeve dhe perparimit te neurokirurgjise bashkekohore, te cilet tregojne ne nje bisede letrar, shkencor dhe gjysem fiksion - si e shohin trurin, materien, mendjen dhe shpirtin, qasjen e tyre ne "luften" e perditshme te jetes, ndershmerine me vetveten, pas operacioneve qe u realizuan ne Tirane.A mendoni se truri është duke u zhvilluar ende?Dua të them, a po ndryshon në një mënyrë evolutive?Duhet të jetë, por ne nuk e dimë shkallën kohore. Secili prej nesh në mendjen e tij, vetë qenia jonë, ndërgjegjia jonë, aktualisht është një mister më i madh se Bang Big dhe kozmosin dhe universin, pasi kemi kuptuar më shumë aktualisht në lidhje me universin se sa për vetë ne mbi ndërgjegjen tonë.Pas kirurgjisë së zgjuar të trurit e realizuar në neorokirurgjinë e Qëndrës spitalore universitare në Tirane kanali prestigjoz britanik BBC ka realizuar një emision të vecantë ku ka pasqyruar këtë eksperiencë mbrëslënëse që praktikohet vetëm në vendet më të zhvilluara në botë./Oranews.tv/