Task forcë për monitorimin e moratoriumit të pyjeve
Me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërinsitucional për mbrotjen dhe zhvillimit të pyejeve gjatë muajit prill është krijuar task forca "Roja e Gjelbër".Krijimi i task forcës vjen si bashkëpunim i ministrisë së Mjedisit me policinë e shtetit për garantimin e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve mbështetje për të cilën ka dhënë edhe qeveria shqiptare.Kldedi Xhaxhiu, zv/ministër i Mjedisit: Kjo strukturë është ngritur në bazë të urdhërit të 4 ministrave përkrahur fuqimisht nga qeveria dhe ka për detyrë që të marrë masa emergjente për parandalimin e çdo dëmtimi në pyjet publik apo privat. Roja e Gjelbër ka për detyrë që në rast se konstatohet një shkelje ligjore, në rast se nuk përbën kjo një shkelje penale atëhere shkon në shkleje administrative dhe dënohet me 5 mln lekë të rinj.Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, pranë Policisë së Shtetit Altin Qato theksoi se janë 25 pika kontrolli të palëvizshme e alternuar me kontroll territori në pikat me të nxehta. Dhe se deri tani ka pasur një funksionim normal, ku janë konstatuar 9 raste shkeljeje nga të cilat 6 janë dërguar për procedime penaleAltin Qato: Kemi rreth 25 pika kontrolli të palëvizshme të cilat kanë akset kryesore rrugore nga mund të kalojnë personat të cilët transportojnë lëndë drusore. Kemi planifikuar në planveprim rreth 420 forca. Ka patur deri tani 9 raste të konstatimit, 6 janë procedime penale, 3 autorë janë arrestuar dhe janë vendosur gjoba në masën 20 mln lekë të reja.Kjo Task-Forcë do të organizojë bashkëpunimin ndërmjet strukturave të vartësisë së ministrive që përfaqësohen në të, për të marrë masat e nevojshme emergjente përparandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo lloj dëmtimi që vjen nga dora e njeriut në pyjet publik dhe privat.