Fleckenstein pas takimit me Ballën: Është momenti të startojnë negociatat me BE
Eurodeputeti Knut Fleckenstein tha në përfundim të takimit me deputetin Taulant Balla se duhet të miratohet reforma në drejtësi dhe se është momenti për të startuar negociatat për në BE.Ndërsa socialisti Balla tha se reforma në drejtësi duhet të miratohet përpara verës dhe se palët politike duhet të lexojnë mirë mesazhin për këtë reformë.Fleckenstein: Kërkohet impelmentimi i reformës në drejtësi. Bruskeli i ka sytë tek Tirana pasi reforma në drejtësi është një nga më të rëndësishmet e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Është momenti për të startuar negociarat për në BE, pasi ka më shumë se një vit që Shqipëria është kandidate për në BE. Kam impersionime të mirë pasi të gjitha palët kanë vullnet të mirë.Balla: Falenderoj Fleckenstein dhe Kukan për rezolutën që miratuan, është një ndër më të mirat që ka marrë Shqipëria në këto vite. Jam besimplotë që të gjitha partitë politike, do të dinë ta lexojnë mesazhin e PE dhe të SHBA që reforma në drejtësi duhet bërë para pushimeve të verës.Eurodeputeti u pyet edhe në lidhje me vizitën që Rama zhvilloi në SHBA.Fleckenstein: Marrëdhënia mes Ramës dhe Obamës është dukshme e ngushtë dhe SHBA janë të interesuara për atë që po ndodh në Shqipëri dhe ambasadori amerikan është shumë i përfshirë në miratimin e reformës në drejtësi. Kompromisi është shumë i rëndësishëm, duhet të bëni detyrën tuaj këtu në Shqipëri.