Haxhinasto: Korrupsioni tek kolaudimi përkthehet në jetë të humbura

Kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve, SGS ka paraqitur në Ministrinë e Transporteve analizën vjetore të veprimtarisë së saj.Kreu i kësaj Ministrie, Edmond Haxhinasto është përqendruar tek rritja e efikasitetit të veprimtarisë së kësaj kompanie, pasi në të kundërt siç theksoi ai, kjo përkthehet me jetë të humbura.Haxhinasto: Objektivi madhor, është që të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve, nëpërmjet shpërndarjes gjatë vitit të fluksit të jashtëzakonshëm të muajve nëntor– dhjetor, si dhe përmirësimi i efikasitetit në testim.Ministri, theksoi domosdoshmërinë për të luftuar korrupsionin dhe evazionin e punonjësve në procesin e testimit, pasi këto shkelje mund të përkthehen në jetë të humbura në rrugë.Haxhinasto kërkoi gjithashtu shpërndarjen proporcionale të investimeve që realizohen nga “SGS”, me qëllim që cilësia e shërbimit të përmirësohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në qendrat e SGS-së në bashkitë e tjera të vendit./Ora News/