Shqiptari hodhi gruan nga kati i nëntë, nis gjyqi në Milano

Një shqiptar doli përpara gjyqit në Milano të Italisë nën akuzën e hedhjes nga kati i nëntë i bashkëshortes së tij.Megjithatë, do të jetë gjykata ajo që do të përcaktojë nëse gruaja është hedhur vet apo nga shqiptari.Organet e hetimit kanë akuzuar 32 vjeçarin Zef Lleshi për rastin. Ky person, akuzohet se më 1 korrik të vitit 2013, hodhi gruan nga ballkoni pas një grindjeje.Viktima është Silvana Hyseni. Sipas hetimeve të prokurorit, janë vërejtur shenja në vendin e ngjarjes që tregojnë se gruaja nuk është vetëhedhur.Gruaja u gjet në një hapësirë ndarëse mes kateve, çka ngre dyshime të forta se synimi nuk ishte vetëvrasja.Gjithashtu, janë vënë re në gjymtyrët e gruas përpjekjet për t’u kapur në mënyrë që të mos binte.pallati1Në banesë u gjet një gotë e thyer dhe një vazo lulesh e dëmtuar. Shqiptari po gjykohet në gjendje të lirë, ndërsa punon në Suedi.Sipas medieve italiane, ai është rikthyer në Itali për të marrë pjesë në procesin gjyqësor, teksa i ka mohuar në vijimësi akuzat.Avokati mbrojtës thotë se trajektorja e rënies është në përputhje me atë të vetëvrasjes.Nëna e viktimës ka rrëfyer në Gjykatë se vajza kishte lënën punën në Toskana, ndërsa kishte shkuar tek bashkëshorti i saj në Cologno Monzese.Më pas, ajo ishte kthyer në prostitutë për shkak se Zefi nuk punonte. Sipas dëshmisë, shqiptari kishte gjetur një grua tjetër në Shqipëri dhe vajza e saj ishte bërë xheloze, çka shqiptari e ka keqtrajtuar.“Një herë, përpara meje, ai i vuri duart në fyt”, tha gruaja e quajtur Lana. Procesi po vijon me dëshmitarët e tjerë. /Ora News/