Zgjedhjet në Universitet, Komisioni për Edukimin debat për kercënimet

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit u përfshi nga debatet në lidhje me zgjedhjet në universitete.Deputetët e djathtë kërkuan raportim të Ministres së Arsimit në komision në lidhje me këtë situatë por kjo kërkesë nuk u pranua nga shumica. Sipas kreut demokrat të komisionit Genc Pollo situata paraqitet e rëndë dhe kandidatët po kërcënohen për tu larguar nga gara. Por përfaqësues të maxhorancës i hodhën poshtë këto pretendime. Kërcënimi i kandidatit për Rektor, Mynyr Koni në Universitetin e Tiranës, ka shkaktuar diskutime në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit.Kreu i komisionit, Genc Pollo, kërkoi raportim të Ministres së Arsimit por maxhoranca e rrëzoi këtë kërkesë. Sipas Pollos në këto zgjedhje ka ndërhyrje politike .Genc Pollo: “U bë skandal i padëgjuar në këtë fushë, në të tjera kemi dëgjuar plot, i ndërhyrjes Shullazike-politike në garën për rektorin e Universitetit të Tiranës. Prandaj është ky debat se po të ishte në nivelet e mëparshme do të shihnim së si mund të zgjidhej apo përmisohej një problem”.Ndërkohë deputeti demokrat Luçiano Boçi hodhi idenë e shtyrjes së zgjedhjeve në Universitete nëse një gjë e tillë kërkohet nga akademikët, ndërsa akuzoi policinë se nuk reagoi në kohë për kërcënimet.Luçiano Boçi: “Të vendosim disa përfundime mbi procesin: sa i ligjshëm, sa ligjor është. Në qoftë se këto zgjedhje kanë rënë, në qoftë se akademikët kërkojnë shtyrjen e tyre le të bëhet shtyrja e tyre”.Nënkryetari i komisionit Alfred Peza deklaroi se ngjarja po zmadhohet duke akuzuar se në qeverisjen e PD-së rektorët emëroheshin nga qeveria.Alfred Peza: “Ministria e Arsimit në atë kohë bëri gjithçka që të ndodhte ajo që ndodhi në Universitete dhe çfarëdo që ndodhi këtë radhë e në vazhdim, për aq kohë sa të jemi ne në pushtet, kurrë nuk do të ndodhi që ndonjë figurë e PS të kandidojë apo të zgjidhet Rektor në Universitet siç ka ndodhur në të kaluarën me partinë në tuaj. Kështu që ta lëmë këtë, mos t’i hapim këto diskutime se nuk i dihet se ku shkojmë”.Komisioni i Edukimit dhe mjeteve të informimit miratoi edhe projektrezolutën për veprimtarinë e RTSH ndërsa u ngrit si shqetësim ngërçi në zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni. /Oranews.tv/