Punimet për Lungomaren, devijon rruga, trafik në prag të sezonit turistik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2016, 16:01
Bllokimi prej rreth një muaji i aksit Skelë-shkollë e Marinës në Vlorë, zona që të çon drejt ujit të ftohtë nga punimet për ndërtimin e Lungomares, ka sjellë devijim të qarkullimit në një rrugë dytësore. banorët dhe drejtuesit e automjeteve thonë se aksi i njohur si rruga e centrales, ka vështirësuar qarkullimi.Vlorë-Prej më shumë se një muaji aksi skelë-shkollë e Marinës qëndron i bllokuar për shkak të punimeve të Lungomares.Ndërkohë që trafiku është devijuar në rrugën e njohur si rruga e centrales, aksi i ngushtë, pa trotuare e sinjalistikë, ka sjell radhë automjetesh e pakënaqësi të drejtuesve të tyre.Ky aks pritet të perdoret si nyje lidhëse deri në qershor, një muaj pas çeljes se sezonit turistik të Vlorës./Oranews.tv/