Kosova dhe Shqipëria nisin inspektimin e përbashkët policor të brezit kufitar
Sot në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës është nënshkruar plani i veprimit për fillimin e inspektimit të shërbimeve policore, për të parë përformancën dhe efiçencën e tyre në zonën e brezit kufitar, pasi qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë marrëveshje për integrimin e shërbimeve në luftën ndaj krimit ndërkufitar.Pala kosovare e ka cilësuar këtë mjaft të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mes dy Institucioneve të sigurisë, pasi jo vetëm rritet lufta ndaj krimit ndërkufitar me anë të inspektimeve, por edhe janë tejkaluar kufijtë pasi Shërbimet për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat dhe Inspektoriati Policor i Kosovës po e kalojnë organizimin e tyre të brëndshëm dhe po realizojnë këtë lloj bashkëpunimi.Në këtë marrëveshje prezent ishte dhe Zëvëndës/Ministri i Punëve të Brëndshme të Kosovës, Nehat Mustafa dhe drejtues të lartë të policisë të të dyja vëndeve.